Agjensia Spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID)
Agjensia Spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID) u krijua në nëntor të 1988 si organ ekzekutues i politikës spanjolle të bashkëpunimit për zhvillim dhe është i regjistruar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit (MAEC) nëpërmjet Sekretarisë së Shtetit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (SECI).
AECI realizon hartimin, ekzekutimin dhe menaxhimin e projekteve dhe programeve për bashkëpunim, qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me burimet e saj qoftë nëpërmjet bashkëpunimit me ente të tjera kombëtare e ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare.
Për të realizuar këtë punë AECID ka një strukturë të jashtme mjaft të gjërë, të përbërë nga 36 Zyra Teknike për Bashkëpunim, 12 Qëndra Kulturore dhe 3 Qëndra Formimi, të vendosura në ato vende ku Agjensia zhvillon projektet e saj kryesore për bashkëpunim: Amerika Latine, Vendet Mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme; Áfrikë, Azi dhe Evropë Lindore.
Objektivat
Objektivi përfundimtar i politikës sapanjolle të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim është lufta kundër varfërisë. Përveç kësaj AECID ka si qëllime të vetat nxitjen e bashkëpunimit kulturor dhe shkencor ndërmjet Spanjës dhe vendeve në zhvillim si dhe sigurimin e prurjes së politikave të zhvillimit nga vendet e tjera e veçanërisht ato të Bashkimit Evropian.
Fushat në të cilat shtrihet veprimtaria e saj
AECId përcakton në mënyrë periodike një sërë prioritetesh horizontale dhe sektoriale që pasqyrohen në PLANET DREJTUES (katërvjeçarë) dhe në PLANET VJETORE korrespondues dhe që duhet të jenë të pranishëm në të gjithë projektet e bashkëpunimit për zhvillim. Në planin e fundit drejtues (2005-2008), AECID përcaktoi si shtylla prioritare ato që vijojnë në vazhdim
Prioritete horizontale:
- Lufta kundër varfërisë.
- Mbrojtja e të Drejtave Njerëzore.
- Barazia gjinore.
- Qëndrueshmëria mjedisore.
- Respektimi i diversitetit kulturor.
Strategjitë dhe prioritetet sektoriale:
- Rritja ekapaciteteve sociale dhe institucionale (Qeverisje demokratike, pjesëmarrje qytetare).
- Shtimi i kapaciteteve njerëzore (Përmbushje e nevojave bazë sociale)
- Rritja e kapaciteteve ekonomike (Promovimi i strukturës ekonomike dhe sipërmarrëse).
- Shtimi i kapaciteteve për përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore.
- Rritja e lirisë dhe kapaciteteve kulturore.
- Rritja e kapaciteteve dhe autonomisë së grave.
- Parandalim konfliktesh dhe ndërtimi i paqes.
Për më shumë informacion: www.aecid.es





