Map

  • Tirana
  • Norte de Albania
  • Mar adriatico
  • Mar Jonico
  • Lago de Shkodra
  • Gjirok
  • Gjirokaster

SHQIPËRIA


GJEOGRAFIA DHE POPULLSIA

Emërtimi Zyrtar: Republika e Shqipërisë.
Kryeqyteti: Tirana.
Sipërfaqja: 28.748 km2.
Popullsia: 3.500.000.
Gjyhë zyrtare: Shqip
Monedha: Lek
Shpërndarja e popullsisë: Urbane:43.8% / Rurale:56.2%
Përbërja etniko-kulturore: shqiptare 95%, greke 3%, të tjera 2%.
Besimi: myslimane 70%, ortodokse 20%, katolike10 %.
Tregues i Zhvillimit Njerëzor: Pozicioni nr 73/177
Treguesi vjetor i rritjes së popullsisë: 0.529%.
Treguesi i lidjeve: 2.3 (2000-05)
Jetëgjatësia: 73.7 años. (2000-05)
Mortaliteti foshnjor: 20 për një mijë banorë.

GDP e rritjes vjetore: 5%
GDP për person: 4.978 USD (2004)
Shpërndarja e GDP:
Sektori i parë: 23.3%
Sektori i dytë: 18.8%
Sektori i tretë: 57.9%

Inflacioni: 2.5%
Borxhi i jashtëm: 28% GDP
Papunësia: 14%.
Përdorimi i ujit të pijshëm: Popullsia Urbane: 99% / Popullsia Rurale:95% (2002)

Përshkrim Gjeografik

Shqipëria është një vend malor, 70% e sipërfaqes së tij gjendet mbi lartësinë 300 metro mbi nivelin e detit. Malet e saj, që formojnë një vargmal nga verilindja deri në juglindje, ngrihen në mënyrë të ashpër nga tokat e ulëta të bregdetit deri në më shumë se 2.400 metra. Rajoni më i populluar është ai i bregdetit lindor me kodra të ulëta dhe lugina që hapen drejt detit. Ky rajon përbën gjithashtu zonën ku pjesa më e madhe e sipërfaqes i dedikohet agrikulturës. Pjesa më e madhe e tokës rezulton e vështirë për tu punuar pasi ka shumë probleme drenimi dhe ujitjeje. Lumenjtë kryesorë janë Drini, Vjosa , Devolli dhe Shkumbini. Bregu i detit Adriatik është rreth 450km.

Klima

Në janar, muaji më i ftohtë i vitit, temperaturat lëvizin rreth 2º deri në 12º C. Temperaturat mesatare gjatë gushtit, muajit më të ngrohtë, shkojnë nga 17º deri në 31º C. Për sa i përket rreshjeve, në zonën e bregdetit, mesatarja vjetore është 1.000 mm popr mund të arrijnë edhe deri në 2.500 mm në zonat malore.

Burimet Natyrore

Shqipëria është një vend i pasar në burime natyrore. ís rico en recursos naturales. Përreth Tiranës ka rezerva të mëdha linjiti dhe pranë Selenicës, bitum. Në verilindje gjenden rezerva të konsiderueshme minerales si kromi, bakri, hekuri dhe nikeli. Në pjesën juglindore të vendit ka gaz natural dhe nafta. Përgjatë shekujve nga pyjet është marrë linda djegëse në formën e drurit ose të qymyr drurit.

TË DHËNA SOCIO - POLITIKE

Shqipëria është një vend që ndodhet në proces transicioni dhe ndërtimi të një shoqërie demokrate dhe të një ekonomie tregu të qëndrueshme. Trashëgëmia komuniste, e karakterizuar nga izolimi dhe kontrolli i tejskajshëm nga ana e Shtetit pasqyrohet në një shoqëri civile të dobët dhe me struktura qeveritare të centralizuara.
 
Gjatë viteve të fundit po realizohen përparime të rëndësishme në të gjitha fushat, gjë që i ka lejuar Shqipërisë të fuqizojë lidhjet e saj me BE, duke u shfaqur kështu çdo herë e më shumë një perspektivë gjithnjë e më e qartë e Integrimit Evropian. Në këtë drejtim vlen të përmendet nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian, më 12 qershor të 2006 dhe që ka rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit dhe zhvillimin e tij.

Forma e qeverisjes: Shqipëria është republikë parlamentare, parlament unikameral i përbërë nga 140 anëtarë që zgjidhen çdo katër vjet: 100 deputetë janë të zgjedhur me votim të drejtëpërdrejtë dhe 40 me votë proporcionale.
Administrativisht: Shqipëria është e ndarë në 12 prefektura apo qarqe, që janë të ndarë në 36 rrethe. Tirana, kryeqyteti i vendit, ka një status të veçantë.

President: Batir Topi
Kryeministër: Sali Berisha (që nga 10 shtatori i 2005)

Informacion për udhëtarin

Më shumë informacion do të gjeni në materialin e përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës.

Shënim: Informacioni që përmban kjo faqe është përgatitur falë relacioneve të përgatitura nga Ministria e Punëve të Jashtëme dhe Bashkëpunimit të Spanjës.(MAEC), Banka Botërore (BM), The Fact Book, Relacioni mbi Zhvillimin Njerëzor i PNUD -it.