BOSNIA DHE HERCEGOVINA
GJEOGRAFIA DHE POPULLSIA
Emërtimi Zyrtar: Bosnia dhe Hercegovina.
Kryeqytet: Sarajevë.
Sipërfaqe: 51.129 Km2.
Popullsia: 3.900.000
Gjuhët zyrtare: Boshnjake, Kroacisht, Serbisht.
Monedha: Marka e këmbyshme (KM)
Shpërndarja e popullsisë: Urbane: 29,8%/ Gjysëmurbane: 24,20% /Rurale: 45,92%
Përbërja etniko-kulturore: bosnjakë 48 %, serbë 37,1 %, kroatë 14,3 %, të tjera 0,6%.
Besimet: mysliman 41%, ortodoks 34%, katolik 15%, të tjera 10%.
Treguesi i Zhvillimit Njerëzor: Pozicioni nr. 62 nga 177
Treguesi vjetor i rritjes së popullsisë: -0,2 % (2004)
Treguesi i liddshmërisë: 1,3 (2000-05)
Jetëgjatësia: 74,1 vjeç. (2000-05)
Vdekshmëria foshnjore: 9.58 për njëmijë banorë.
GDP e rritjes vjetore: 5,3% (2006)
GDP për person: 2.183 USD
Shpërndarja e GDP:
Sektori i parë: 14,2%.
Sektori i dytë: 30,8%.
Sektori i treta: 55%. (2002)
Inflacioni: 8,2 %.
Borxhi i jashtëm: 3.927 milionë USD (konsideruar për 2006)
Taksa e papunësisë: 45,5%.
Përdorim i ujit të pijshëm: Urbane:100% / Rurale: 96%
Përshkrimi gjeografik
Bosnia dhe Hercegovina janë vende malore. Alpet Dinarike përbëjnë kufirin lindor me Kroacinë, duke përshkuar pjesën lindore dhe jugore të vendit. Maja më e lartë është Maglic (2.387 m) në kufi me Malin e Zi. Pjesa më e madhe e vendit shtrihet mbi Karst, një fushë aspak pjellore prej guri gëlqeror që përshkrohet nga depresione dhe lartësi. Lumenjtë kryesorë të vendit janë Bosna, Sava, Drina dhe Neretva . Në veri, luginat e lumenjve zgjerohen duke I lënë vend fushës pjellore të Savës, që shtrihet në veri të Bosnjës. Veriu është i mbuluar nga pyje ndërsa jugu është i formuar nga fusha pjellore të përdorura kryesisht për agrikulturë. Bosnja dhe Hercegovina ka gjithashtu 20 km breg në detin Adriatik.
Klima
Në jug të vendit mbizotëron klima mesdhetare, me verë të ngrohtë e me diell dhe dimër të butë e të lagësht. Duke shkuar më në brendësi të vendit dhe drejt veriut klima shndërrohet në kontinentale, me verë të nxehtë dhe dimër më të ashpër. Sa më lart të ngjitemi, vera është më e shkurtër dhe e freskët ndërsa dimri më i gjatë dhe i ashpër. Temperatura mesatare në Sarajevo, në zonën kontinentale është –1ºC në janar dhe 20ºC në korrik.
Burimet natyrore
Vend i pasur në burime natyrore e që ka sipërfaqe të mëdha toke të punueshme, pyje të gjëra dhe depozita të pasura minerales si magnezi, hekuri, plumbi, bakri, kromi dhe karboni.
TË DHËNA SOCIO - POLITIKE
Bosnja dhe Hercegovina është një demokraci e re e lindur pas referendumit për pavarësi të ish- Jugosllavisë më 3 mars 1992, dhe Kushtetuta e saj qe fryt i Marrëveshjeve për Paqen të Daytonit (14 dhjetor 1995), që i dhanë fund luftës.
Marrëveshjet e Daytonit përcaktuan Bosnjën dhe Hercegovinën si një shtet i formuar nga dy Ente me autonomi të gjërë, Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBH, 51% e territorio me popullsi mazhoritare boshnjake dhe boshnjake - kroate) dhe Republika Srpska (RS, 49% e territorio me popullsi mazhoritare serbo-bosnjake), përveç Rrethit të Brckos që ka një status të veçantë.
Në nivel shteti, Bosnia dhe Herzegovina ka një Presidencë kolegjiale dhe rotative me tre anëtarë të popullsive që e përbëjnë: boshnjakët, boshnjako–kroatët dhe serbo–boshnjakët.
Kryetari i Këshillit të Ministrave emërohet nga Presidenca dhe aprovohet nga Këshilli i Përfaqësuesve. Asambleja Parlamentare është organi legjislativ i BH. Është i përbërë nga dy dhoma dhe përmban pra Këshillin e Popujve (të formuar nga 15 delegatë: 5 boshnjakë, 5 kroatë dhe 5 serbë.) dhe Këshilli i Përfaqësuesve (i përbërë nga 42 anëtarë: 2/3 të zgjedhur nga Federata e Bosnjë Hercegovinës dhe 1/3 e zgjedhur nga Republika Sprska).
Shteti ka në zotërimin e tij vetëm nëntë Ministri që janë:
- Ministria e Punëve të Jashtme.
- Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike.
- Ministria e financave dhe Thesarit.
- Ministria e Komunikacioneve dhe Transportit.
- Ministria e Çështjeve Sociale.
- Ministria e të Drejtave Njerëzore dhe Refugjatëve.
- Ministria e Drejtësisë
- Ministria e Sigurimit
- Ministria e Mbrojtjes
Pjesa tjetër e Ministrive me kompetencat e tyre përkatëse janë në varësi të dy Enteve.
Megjithatë, vendi është nën tutelën e Përfaqësuesit të Lartë të Komuniteti Nacional (OHR), i cili ka si detyrë të vëzhgojë për përmbushjen civile të Marrëveshjeve të Daytonit . Aktualisht, Përfaqësues i Lartë është Miroslav Lajcak i cili ka fuqinë e ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë në qeverinë e vendit, duke imponuar ligje. Është e parashikuar që në Qershor të 2008 aktivitetet e tij të finalizojë.
Anëtarë të Presidencës: Željko Komšić (Boshnjako-Kroat), Haris Silajdžić (Bosniak), Nebojša Radmanović (Serbo-boshnjak).
Kryetari i Këshillit të Ministrave: Nikola Špirić
Dy Entet që krijojnë vendin janë:
Federata Bosnjës dhe Hercegovinës ka një President, një Kryeministër dhe dy Zv/Presidentë, një Parlament me dy dhoma të përbërë nga Këshilli i Përfaqësuesve (98 vende) dhe Këshilli i Popujve (58 vende). Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës është e ndarë në dhjetë zona që janë të qeverisura nga asambletë e vetë qeverive. (http://www.fbihvlada.gov.ba/)
Republika Srpska ka një President, një Kryeministër dhe dy Zv/Presidentë që duhet të jenë nga komunitetet maxhoritarë të vendit (Boshnjak, Kroate, Serbe), komunitete gjithësesi që nuk janë të përfaqësuar nga figura e Presidentit. Gjithashtu, ka një Asamble Kombëtare (83 vende) dhe Këshilli i Popujve (28 vende). (http://www.vladars.net/)
Bosnja dhe Hercegovina gëzon aktualisht statusin e “kandidatit të mundshëm” për të hyrë në Bashkimin Evropian. Si hap paraprak për të marrë këtë status Bosnia dhe Hercegovina duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, gjë që kërkon që vendi dhe institucionet të përmbushin një bashkësi kërkesash politike dhe ekonomike dhe të procedojë për harmonizimin e gjithë praktikës me parametrat evropianë.
Informacion për udhëtarin:
Më shumë informacion do të gjeni në materialin e përgatitur nga Ministeria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës.
Shënim: Informacioni që përmban kjo faqe është përgatitur falë relacioneve të përgatitura nga Ministria e Punëve të Jashtëme dhe Bashkëpunimit të Spanjës.(MAEC), Banka Botërore (BM), The Fact Book, Relacioni mbi Zhvillimin Njerëzor i PNUD -it.






















