Spanja do të mbështesë Shqipërinë në reformën e sistemit të vuajtes së dënimit

Ambasadori i Spanjës në Tiranë dhe Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, nënshkruan marrëveshjen e dhënies si donacion të një projekti me një vlerë prej 210.000 Euro.

11.03.2008


Tirane, 11.03.2008 – Mbretëria e Spanjës do të mbështesë Republikën e Shqipërisë në reformën e sistemit të vuajtjes së dënimit të Shqipërisë, nëpërmjet projektit “Mbështetje për ngritjen e një programi aktivitetesh dhe masash për të lehtësuar  integrimin e të dënuarve me heqje lirie”, të cilin do ta zbatojë Agjensia Spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Institucione të Vuajtjes së Dënimit në Spanjë. Për prezantimin e tij është zhvilluar në selinë e Ministrisë së Drejtësisë, një ceremoni nënshkrimi zyrtare e dhënies si donacion, ndërmjet Ambasadorit të Spanjës, Z. Manuel Montobbio dhe Ministrit të Drejtësisë, Z. Enkelejd Alibej.                                                                                                    

Ceremonia, në të cilën morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve në fushën e Drejtësisë dhe Misione Ndërkombëtare të cilat punojnë në këtë fushë, shënon pikënisjen e këtij projekti që kap shifrën prej 210.000 €.

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri ka theksuar se ky projekt përmbledh tre objektiva realizimi i të cilëve, mund të transformojë sistemin e vuajtjes së dënimit të Shqipërisë dhe përafrimin e tij me standartet ndërkombëtare në trajtimin e të burgosurve, me perspektivën e rikthimit të tyre në shoqëri: trajtimin e individualizuar të të burgosurve; futjen e projekteve pilote të punës dhe formimin brenda burgjeve, me perspektivën e zhvillimit të mëtejshëm në burgje të tjera; dhe shkallët e ndryshme të heqjes së lirisë. Në këtë mënyrë, shtoi, Shqipëria vazhdon të përparojë në modernizimin e institucioneve të saj, dhe në përafrimin e standarteve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, fushë kjo në të cilën Spanja mbështet në mënyrë aktive Shqipërinë përmes projekteve të dryshme që ka me të me një vlerë që kalon shumën 800.000 euro. Drejtësia nuk duket vetëm në efektshmërinë e ndjekjes dhe dënimin e shkeljes së ligjit, por edhe në respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të të  burgosurve. Gjithashtu, theksoi se ky projekt plotëson përpjekjet e rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës së burgjeve realizuar nga Komisioni Evropian, duke shoqëruar përmirësimet e kushteve fizike me ato të metodologjisë së trajtimit të burgosurve.

Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë ka theksuar se ky projekt është një shembull i qartë i vullnetit që ka Qeveria Shqiptare për të promovuar një reforme të plotë të sistemit të saj gjyqësor, që përfshin si njërën nga përbëresit e saj themelor një ndryshim paradigme në trajtimin e të burgosurve, duke garantuar respektimin e plotë të të drejtave të tyre dhe duke promovuar rehabilitimin dhe integrimin e tyre në shoqëri. Gjithashtu ai shtoi se mbas rinovimit të realizuar në qendrat e vuajtjes së dënimit, detyra e kësaj Ministrie është përmirësimi i kushteve në të cilat të burgosurit kryejnë dënimin e tyre.

Ministri Alibeaj falënderoi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme dhe kompromisin e Spanjës për të kontribuar në reformën dhe në përmirësimin e sistemit gjyqësor të Shqipërisë në të gjitha fushat e saj.

 Sistemi i vuajtjes së dënimit në Shqipëri i është nënshtruar një procesi transformimi që deri tani është përqëndruar në reformën e infrastrukturës ekzistuese. Pas kësaj, me këtë projekt, nis renovimi brenda burgjeve, duke përparuar në formimin e personelit, në trajtimin që u jepet të burgosurve dhe në futjen e disa mënyrave që mundësojnë rikthimin e tyre në shoqëri.

 

 

 

  • El Seminario estuvo presidido por el Excmo. Sr. Manuel Montobbio, Embajador de España en Albania
  •