Spanja do të mbështesë Republikën e Shqipërisë në fuqizimin e Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit
Spanja do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj në konsolidimin e Shtetit Ligjor në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit dhe zhvillimit të funksioneve të reja të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit në Shqipëri.
18.03.2008
Tiranë, 18.03.2008
Nëpërmjet projektit“Mbështetje në forcimin dhe konsolidimin e Avokaturës së Shtetit Shqiptar”, të cilin do ta zbatojë Agjensia Spanjolle për Bashkëpunmin Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID) në bashkëpunim me Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit Spanjoll, me një shumë prej 170.000 euro dhe me një periudhë zbatimi prej dy vjetësh, Spanja do të japë mbështetjen e saj në konsolidimin e Shtetit Ligjor në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit.
Prezantimi i këtij projekti ka qënë sot objekt i një ceremonie nënshkrimi të Memorandumit të Mirëkuptimit dhe prezantimit të tij në selinë e Ministrisë së Drejtësisë të Shqipërisë, nga ana e Ministrit të Drejtësisë në Shqipëri, Enkelej Alibeaj dhe Ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio, në të cilën morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve të Shtetit shqiptar, të misioneve ndërkombëtare që punojnë në këtë fushë në Shqipëri si dhe pjesëmarrja e medias.
Realizimi i këtij projekti i përgjigjet objektivit strategjik të kontributit në konsolidimin e Shtetit Ligjor si dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian në Shqipëri, objektiv ky i përfshirë në Planin e Veprimit Special të Kooperacionit Spanjoll për Shqipërinë dhe që ka sjellë zhvillim e projekteve të tjera në fushën e drejtësisë dhe të integrimit evropian.
Vetem kohët e fundit e caktuar në Ministrinë e Drejtësisë, zhvillimi i projektit do të përmirësojë organizimin e brendshëm dhe formimin fillestar dhe të vazhdueshem të Avokaturës së Shtetit të Shqipërisë dhe përveç ushtrimit në mënyrë më efikase në funksionin e saj të mbrojtjes së Shtetit nëpër gjyqe, do ti lejojë që të marri përsipër edhe funksione të tjera siç janë raporti paraprak në lidhje me kontratat dhe kompromiset juridike të marra nga Shteti dhe mbi projektet ligjore, si dhe ajo e përfaqësimit të Shtetit shqiptar nëpër gjyqet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është antare, si psh Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, dhe në të ardhmen, në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij, Ambasadori Montobbio theksoi se ky projekt është plotësues i përpjekjeve të reformës juridike dhe fuqizimit të Shtetit Juridik të ndërmarrë në fusha të tjera të rëndësishme në të cilat është gjithashtu i përfshirë Kooperacioni Spanjoll. “Shteti Juridik nënkupton jo vetëm që marëdhëniet ndërmjet qytetarëve të jenë të rregulluara nga drejtësia dhe thyerja e tyre nën kontrollin e Pushtetit Gjyqësor; por gjithashtu nënshtrimi i vetë Shtetit Juridik ndaj së Drejtës dhe performanca e tij në përputhje me të”. Ai veçoi se për këtë, ashtu siç tregon eksperienca spanjolle, Avokatura e Shtetit duhet të jetë një institucion thelbësor për t´i garantuar të gjithë qytetarëve cilësinë juridik të veprimtarisë së Shtetit, duke evituar në shumë raste që të shkojë në gjyq dhe duke e mbrojtur në mënyrë efikase kur të kërkohet. Së fundi, shtoi se me këtë projekt Spanja plotëson kompromisin e saj me Reformën e Drejtësisë dhe me Shtetin Juridik në Shqipëri i zhvilluar në projekte të tjera me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës, Prokurorinë e Përgjithshme dhe me Sistemin e Burgjeve.
Nga ana e tij, Ministri Alibeaj theksoi, pas futjes së Avokaturës së Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë, kompromisin e tij për të zhvilluar funksionet dhe cilësinë e saj teknike në të gjithe potencialitetin e vet në kuadrin më të gjerë të reformës së sistemit gjyqësor ne proces dhe konsolidimin e Shtetit Juridik të rëndësishëm për integrimin euro atlantik të Shqipërisë. Ai e konsideroi këtë projekt, si strategjik dhe të pazevendësueshëm dhe falenderoi përpjekjet e vazhdueshme të Spanjës për të kontribuar në reformën e drejtësisë dhe në konsolidimin e Shtetit Juridik në Shqipëri në të gjitha fushat e rëndësishme.



