ZYRA TEKNIKE E BASHKËPUNIMIT NË BALLKAN (OTC Ballkan)
Koperacioni Spanjoll në vendet e Ballkanit është i lidhur me proçesin e stabilizimit pas konfliktit luftarak që shkatërroi kët zonë në dekadën e viteve nëntëdhjetë. Për këtë arësye, Spanja, ka kontribuar për të bashkëpunuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kështu, në fillimet e saj, kjo mbështetje u përqëndrua kryesisht në ndihmën humanitare e më pas shkoi duke evolucionuar drejt projektesh bashkëpunimi për zhvillim.
Në vitin 2001, AECID hapi Zyrën Teknike për Bashkëpunim me vendet e Ballkanitpër të koordinuar veprimtaritë e bashkëpunimit spanjoll në terren. Me seli në Sarajevë, OTC ka aktualisht kompetenca në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Malin e Zi dhe Shqipëri, ku është ngritur një Antena (Delegacion) që prej 2005.
Në Planin Drejtues 2005-2008, si Bosnia dhe Herzegovina ashtu edhe Shqipëria janë të përfshirë në kategorinë e vendeve të cilëve u kushtohet Vemendje e Veçantë. Bosnia dhe Herzegovina gjendet në një proçes të ngadaltë e të gjatë pajtimi, kthimi, normalizimi dhe mundësie si Shtet i bashkuar e i pavarur ndërsa Shqipëria është një vend tejet i varfër në kontekstin evropian.
Nga ana tjetër, Serbia dhe Mali i Zi hyjnë në kategorinë e Vendeve të Preferuara. Intensiteti i bashkëpunimit me këto vende vjen duke rënë megjithëse mund të kenë nevojë për ndihmë të caktuar në kuadër të Paktit për Stabilitet në Evropën Juglindore.
Gjithashtu, mbështeten projekte për zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit dhe ruajtje të burimeve natyrore në Mesdhe nëpërmjet Programit Azahar.
BOSNIA DHE HERCEGOVINA
Gjendja e Bosniës dhe Hercegovinës është e shënuar nga një e shkuar e afërt. Lifta që shkatërroi vendin në 1992 deri më 1995 supozoi një katastrofë persa i përket anës njerëzore, sociale dhe ekonomike që ende sot përcakton vulnerabilitetin kryesor të vendit.
Kooperacioni Spanjoll ka pasur një pjesëmarrje aktive në procesin e planifikimit dhe rindërtimit që nga fillimi i luftës. Në fazën e parë (1992-1996) të gjitha mundësitë u përqëndruan në ndihmën humanitare; në fazën e dytë (1996-2001) në përforcimin dhe mbështetjen e rindërtimit të vendit duke mundësuar kthimin e refugjatëve dhe duke ndihmuar kolektivat më vulnerabël (të prekshëm) dhe duke filluar nga 2001 bashkëpunimi për zhvillim u fokusua konsolidimin e Shtetit të së Drejtës, në mbështetjen e një ekonomie të qëndrueshme dhe në nxitjen e integrimit të popullsisë refugjate dhe të zhvndosur.
Aktualisht, Objektivi Strategjik Global i Bashkëpunimit Spanjoll në Bosnjë dhe Hercegovinë është të mbështesë procesin e stabilizimit dhe konsolidimit të paqes, ashtu si edhe rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian me të gjitha shndërrimet politike, ekonomike dhe sociale që kërkon ky proçes, ashtu si edhe përshkruhet në Planin e Veprimtarisë së Veçantë
(DOKUMENTI PA E Bosnjë dhe Hercegovinë).
Veprimtaritë e Bashkëpunimit Spanjoll ndjekin këto Objektiva Strategjik Sektorial:
Rritja e Kapaciteteve Sociale dhe Institucionale (Qeverisjes Demokratike) nëpërmjet promovimit të një demokracie përfaqësuese, pjesëmarrëse dhe të pluralizmit politik në rrugën e përcaktuar në 2006 me qëllim fuqizimin e proceseve auto- organizues dhe fuqizimin e pushtetit të shoqërisë civile; fuqizimin e Shtetit të së Drejtës me anë të projekteve si Mbështetje për krijimin dhe konsolidimin e Qëndrës së Dokumentacionit Gjyqësor Shtetëror, Mbështetje për fuqizimin e Departamentit Special kundër Krimit të Organizuar, Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Shtetit apo Mbështetje për krijimin dhe konsolidimin e Departamentit të Inteligjencës Financiare; zhvillimin e Administratës në shërbim të qytetarëve për fuqizimin e Administratës së Decentralizuar dhe reformën e Administratës Publike, ashtu si edhe mbështetjen e proçesit të Integrimit Evropian.
Shtimi i Kapaciteteve Ekonomike, me anë të mbështetjes për ndërmarrjet familiare dhe të vogla, linjë që materializohet në fushën e mikrofinancave dhe që ka si prioritet zonën rurale, gjithashtu nxiten iniciativa mbështetjeje të ekonomisë sociale nëpërmjet projektesh në sektorin bujqësor dhe pjesëmarrjen në to të kolektivave vulnerabël; fuqizimi i kapaciteteve funksionale për një funksionim dhe ndarje të drejtë të tregjeve me anë të mbështetjes për ofrimin e shërbimeve publike të decentralizuara që ndihmojnë në krijimin e një rrjeti sipërmarrës dhe paisjen e infrastrukturave nëpërmjet dhenies së kredive FAD që lejojnë përmirësimin e modernizimin e rrugëve dhe mjeteve të transportit në vend.
Parandalimi i Konflikteve dhe Ndërtimi i Paqes nëpërmjet përqëndrimit të vëmendjes dhe rizurseve që disponohen në zhvillimin dhe sigurinë njerëzore me anë të Programit për reduktimin e armatimit të lehtë dhe municioneve që PNUD-i po zhvillon në Bosnjë dhe Hercegovinë apo duke kontribuar në përgatitjen e ushtrisë së Bosnje Hercegovinës në fushën e çminimit. Ky objektiv strategjik kërkon gjithashtu fokusim për të përfshirë të gjithë aktorët e mundshëm në ndërtimin e paqes nëpërmjet veprimtarisë së Drejtësisë Transicionale dhe mbështetjen e viktimave, përqëndrimin e punës në etapat paraprake të konflikteve me anë të mbështetjes së popullsisë që kthehet në vend dhe mbështetjes së iniciativave që kanë në fokus dhënien fund të dhunës gjinore përgjatë konflikteve të armatosura.
Këto veprimtari u përqëndruan kryesisht e në rradhë të parë në zonën e Jugut të Hercegovinës (Zona 7 e Federatës së Bosnjë Hercegovinës dhe Rajoni 7 i Republikës Srpska), zonë që ka një nivel të lartë konfliktiviteti dhe ndarjeje, meqënëse në Zonën 7 bashkëjetojnë boshnjakë dhe boshnjako-kroatë në proporcione të ngjashme. Nga ana tjetër, Rajoni 7 i Republikës Srpska paraqet një mazhorancë të dukshme serbo-boshnjake, duke bërë kështu të mundur përfshirjen e popullsisë së tretë përbërëse të vendit në veprimtaritë që zhvillon Bashkëpunimi Spanjoll. Në rradhë të dytë duhet marrë në konsideratë “Rajoni Ekonomik i Sarajevos”, zonë që përfshin si kryeqytetin e vendit ashtu edhe 26 bashki të dy subjekteve që konfigurojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Veprimtaritë në këtë zonë kanë si objektiv kthimin e zonës së Sarajevos në një pikë kulmore të zhvillimit të vendit.
Vlen të përmendet rëndësia e madhe që i është kushtuar nga ana e bashkëpunimit Spanjoll fuqizimit dhe konsolidimit të institucioneve të shtetit dhe kompromisit për shoqërimin e vendit në reformat e ndërmarra në procesin e avancimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kuadri juridik me Spanjën
Në Qershor të 2003 u nënshkrua Konventa Bazë e Bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Spanjës dhe Bosnjë Hercegovinës e që është ratifikuar më pas nga Parlamentet e të dy vendeve. Nënshkrimi i Aktës së Komisionit Miks për Bashkëpunim Teknik, Shkencor Arsimor dhe Kulturor midis Spanjës dhe Bosnjë Hercegovinës u realizua më 20 qershor 2006 (
Akta e Komisionit Miks).
SHQIPËRIA
Pas rënies së regjimit komunist Shqipëria filloi rrugën e saj drejt reformës së 1991 por dy ngjarje të rënda: kriza ekonomike në 1997 dhe konflikti i Kosovës në 1999, e zhytën vendit drejt falimentimit, duke provokuar kolaps në fushën institucionale dhe fluks masiv refugjatësh.
Bashkëpunimi Spanjoll në Shqipëri gjatë konfliktit të armatosur të Kosovës u fokusua kryesisht në ndihmën humanitare dhe u ekzekutua nëpërmjet OJQ-ve, pjesa më e madhe e të cilës u përqëndrua në efektet e provokuara nga një mbërritje masive e refugjatëve në Shqipëri.
Gjatë viteve të fundit vendi ka eksperimentuar përparime në aspektet politike, ekonomike dhe sociale që ende nuk kanë mbërritur tek tërësia e shoqërisë shqiptare dhe që përkthehet në tregues të lartë varfërie. Për të rritur nivelin e zhvillimit, aktualisht Objektivi Strategjik Global i Bashkëpunimit Spanjoll konsiston në mbështetjen e Shqipërisë në zbatimin e ndryshimeve politike, administrative, ekonomike dhe sociale që kërkon implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe në përmbushjen e ODM duke kontribuar kështu për një zhvillim të ekuilibruar në vend, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kolektivave më vulnerabël.
Në kuadër të Planit Strategjik të Veprimit (
DOKUMENTI PAE Shqipëri) Objektivat Strategjikë Sektorial do të ishin si më poshtë vijon:
Rritja e Kapaciteteve Sociale dhe Institucionale (Qeverisjes Demokratike) nëpërmjet fuqizimit të Shtetit të së Drejtës me anë të projekteve për formimin e gjyqtarëve në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri apo për Fuqizimin e Këshillit te Lartë të Drejtësisë dhe të Pushtetit Gjyqësor në Shqipëri; zhvillimin e Administratës në shërbim të qytetarëve, për një menaxhim sa më të mirë të çështjeve publike puna është përqëndruar në mbështetjen e administratës së decentralizuar dhe fuqizimin e kapacitetit institucional dhe administrativ për implementimin e MSA dhe zhvillimin e një administrate për Integrimin Evropian.
Shtimi i Kapaciteteve Ekonomike, me anë të mbështetjes për ndërmarrjet familiare dhe të vogla, linjë që materializohet në fushën e mikrofinancave dhe që ka si prioritet zonën rurale dhe periferike urbane të vendit. Po punohet gjithashtu në paisjen e infrastrukturave nëpërmjet dhenies së kredive FAD për përmirësimin e rrjetit të infrastrukturave dhe veprimtari të lidhura me fuqizimin e sektorit bujqësor siç është psh Mbështetja për Zhvillimin e asocimit dhe kooperativizmit agrar në Shqipëri.
Rritja e Kapaciteteve Njerëzore: Arsimimi, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe kontributit për përfundimin efektiv të studimeve: reduktimi i treguesve të përsëritjes së klasës dhe braktisjes së shkollës duke forcuar sistemin edukativ nëpërmjet veprimtarive që fuqizojnë sistemin dhe që mbështesin reformën në arsim, kualifikimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe bazës materiale.
Rritja e Kapaciteteve Njerëzore: Shëndetësia, nëpërmjet fuqizimit të sistemeve publik shëndetësor dhe kontributit për reduktimin e treguesve të mortalitetit materno-foshnjor.
Shtimin e Lirive dhe Kapaciteteve Kulturore nëpërmjet një bashkëpunimi kulturor për zhvillimin dhe politikave kulturore në shërbim të objektivave të zhvillimit.
Në Shqipëri ekziston një çekuilibër nëpërmjet nivelit të zhvillimit të kryeqytetit, Tiranës, apo zonave të bregdetit, - ku është përqëndruar pjesa më e madhe e ndërhyrjeve nga ana e donatorëve ndërkombëtar -, dhe pjesa tjetër e vendit. Duke qënë të ndërgjejshëm për këtë çekuilibër dhe me qëllim që implementimi i MSA të përfshijë jo vetëm Administratën Qendrore, por edhe Administratën Lokale dhe gjithë shoqërinë civile shqiptare, veprimtaritë e aktorëve të ndryshëm të Bashkëpunimit Spanjoll do të jenë kryesisht me carácter institucional dhe me shtrirje kombëtare megjithëse ato që për vetë natyrën e tyre Kano një fushë të caktuar gjeografike do të përqëndrohen kryesisht në Shkodër, Malesi e Madhe dhe Puka, të vendosura në zonën veriore të Shqipërisë.
Kuadri juridik me Spanjën
Ekziston nje Marrëveshje Kooperimi Ekonomik dhe Financiar që u nënshkrua në muajin shkurt të 2000, ndërsa në tetor të 2000 hyri në fuqi Konventa për Bashkëpunim Kulturor dhe Edukativ Kooperación e 25 de nëntorit 1999. Më 22 nëntor 2001 u nënshkrua Traktati i Miqësisë dhe bashkëpunimit.
SERBIA
Bashkëpunimi Spanjoll me Serbinë dhe Malin e Zi është prekur nga konflikti i armatosur në Kosovo në fund të dekadës së nëntëdhjetës, dhe rënien e regjimit të Miloseviçit. Duke filluar nga viti 2001, Bashkëpunimi Spanjoll fuqizoi lidhjet me Serbinë dhe Malin e Zi duke zhvilluar projekte të zhvillimit energjitik për të rritur në mënyrë gduale veprimtaritë në sektorin e mbështetjes së qeverisë dhe shoqërisë civile.
Në qershor të 2006, Malin i Zi deklartoi pavarësinë dhe i dha fund Bashkimit Serbisë me Malin e Zi.
Në këto momente, Serbia gjendet e zhytur në një proceso transición. Dekada konvulsive e viteve nëntëdhjetë rezultoi një kolaps ekonomik dhe social për hir të dezintegrimit të ish – Jugosllavisë që kulminoi me konfliktin e Kosovës. E gjithë kjo kontribuoi në një reduktim dramatik të Produktit të Brendshëm Bruto në vend, që u shoqërua me një rritje akute te papunësisë dhe me një ulje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. U shkaktua një varfërim i shpejtë i pjesës dërrmuese të popullsisë ndërkohë që një grup i vogël pasurohej si rrjedhojë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Brenda Serbisë, ka një situatë të veçantë provinca e Kosovvës, në administrimin provisional të Kombeve të Bashkuara me Intitucione të Përkohëshme të vetëqeverisjes dhe me një status juridik të veçantë të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit më 9 Qershor të 1999. Statusi i Kosovës është një prej sfidave me të cilat përballet Serbia së bashku me implementimin e një reforme institucionale, politike dhe ekonomike duke ndjekur linjën e prioriteteve të Bashkimit Evropian.
Objektivi Strategjik Global i Bashkëpunimit Spanjoll është të shoqërojë e të mbështesë Serbinë në proçesin e stabilizimit dhe konsolidimit të paqes dhe të demokracisë, ashtu si edhe në përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian me të gjitha ndryshimet e nevojshme politike, ekonomike dhe sociale. Veprimtaritë do të synojnë fuqizimin e institucioneve dhe për të përmbushur këtë qëllim do të kenë shtrirje në shkallë shteti.
Objektivi i parë strategjik sektorial është rritja e Kapaciteteve Institucionale dhe Sociales, në kuadër të të cilit rëndësi të veçantë kanë veprimtaritë që synojnë fuqizimin e Shtetit të së Drejtës, me iniciativa që mbështesin stabilizimin dhe organizimin e një Këshilli të Lartë të Drejtësisë dhe instautimin e një sistemi objektiv dhe të pavarur në përzgjedhjen dhe formimin (përgatitjen) e gjyqtarëve; ashtu si edhe puna për fuqizimin institucional në fushën e proçesit të Integrimit Evropian.
Ojektivi i dytë strategjik është Parandalimi i Konflikteve dhe Ndërtimi i Paqes, me veprimtari që kanë në fokus të tyre përmirësimin e mjedisit në të cilin integrohet popullsia e kthyer sërisht në vend e ynojnë ndërtimin e paqes civile në Kosovo.
Gjithashtu, në rastin e Kosovës po punohet duke pasar si objektiv strategjik sektorial Rritjen e Kapaciteteve Njerëzore-Arsim duke kontribuar në rritjen e cilësisë së sistemit arsimor dhe në përmirësimin e infrastrukturave dhe bazës materiale.
ZTK Ballkanin
Maguda 18
71000 Sarajevo
TEL: +387 33/584-060
FAX: +387 33/584-066
otc.balcanes@aecid.ba
otc_balk@bih.net.ba
Zyra ne Shqiperi
Tfn.: +355 42 224 693
Fax: +355 42 232 493
antena.albania@aecid.ba
aecialbania@gmail.com





