Mapa

  • Belgrado Ayuntamiento
  • Belgrado Parlamento
  • Nis
  • Confluencia Sava-Danubio
  • Novi Sad
  • Novi Sad

SERBIA


GJEOGRAFIA  DHE POPULLSIA

Emërtimi Zyrtar: Republika e Serbisë
Kryeqytet: Beogradi
Sipërfaqe: 88.361 km2
Popullsia: 7,498.000 habitantes
Gjuhët zyrtare: Serbisht
Monedha: Dinari

Përbërja etniko-kulturore: Serbe (66%), Shqiptare (17%), Hungareze (3,5%), të tjera (13,5%)
Besimet: Ortodoks, Mysliman, Katolik, Protestant.
Treguesi i Zhvillimit Njerëzor: Pozicioni nr.74
Treguesi i Zhvillimit Njerëzor Kosovë: Pozicioni nr. 101
Treguesi vjetor i rritjes së popullsisë: 0,3
Treguesi i lindshmërisë: 1,69
Jetëgjatësia: 75,06 vjeç.

GDP e rritjes vjetore (duke përjashtuar Kosovën): 5,9 % (2005)
GDP për person (duke përjashtuar Kosovën): 3.280 USD
GDP për person në Kosovo: 1.600 USD

Shpërndarja e GDP:
Sektori i parë: 16,6%
Sektori i dytë: 25,5%
Sektori i treta: 57,9% (2005)

Inflation: 15,5% (2005).
External debt: USD 19.605,7 million (62 % of GDP).

Inflacioni: 15.5% (2005)
Borxhi i jashtëm: 15,43 milionë USD (duke përfshirë Malin e Zi 2005)
Treguesi i papunësisë: 31,6% (në Kosovë ky tregues është afërsisht 50%)
Përdorim i ujit të pijshëm: nuk ka të dhëna

Përshkrimi gjeografik

Fusha të pasura e pjellore në Vojvodinë, që përbën veriun e vendit ndërsa vargmale gëlqerore dhe grykat e maleve Ballkan dhe Karpate janë karakteristikë e lindjes. Lumenjtë kryesorë janë Danubi, Drava, Sava, Drina dhe Tisza. Danubi vrapon nga lindja nëpër veri të vendit drejt Rumanisë. Lumenjtë Sava, Drava dhe Tisza janë lumenj të lundrueshëm si Danubi dhe përdoren për transportin tregëtar.

Кlima

Pjesa më e madhe e Serbisë ka klimë kontinentale, me diera të ftohtë dhe verëra të vapshme. Në brendësi të vendit klima është më ekstreme. Temperatura mesatare në Beograd është në janar 0ºC dhe në korrik 21ºC. Lartësia e maleve në brendësi të vendit moderon temperaturat në verë dhe bën që dimrat të jenë të ftohtë e të ashpër më reshje të mëdha dëbore.

Burimet natyrore

Minerales janë burimi i parë natyror i Serbisë. Rezervat e antimonit dhe plumbit janë ndër rezervat më të rëndësishme në Evropë. Gjithashtu mund të gjendet karbon, zink, ar, krom dhe bakër dhe ekzistojnë edhe reserva të vogla gazi natyror.

TË DHËNA SOCIO - POLITIKE

Republika e Serbisë, që është e përbërë nga rajoni historik i Serbisë (aktualisht i njohur si Serbia Qëndrore) dhe nga provincat autonome të Vojvodinës (në veri) dhe Kosovës (në jug), është administrativisht e ndarë në 29 rrethe dhe në Qytetin e Beogradit.

Forma e qeverisjes: Serbia u organizua si republikë parlamentare në 2006, pas pavarësisë së Malit të Zi. Kuvendi Popullor është i përbërë nga 250 deputetë që zgjidhen çdo katër vjet me votim të drejtëpërdrejtë.

President i Serbisë: Boris Tadic
Kryeministër: Vojislav Kostunica

Pas vendimit të marrë në Cumbre de Salónica në Qershor të 2003, Serbia është kandidat i mundshëm për futjen në Bashkimin Evropian por negociatat me BE për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit u bllokuan në Maj të 2006 për hir të mospërmbushjes së kompromiseve për bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në lidhje me ish –Jugosllavinë. Falë nxitjes që i është dhënë kësaj çështjeje në muajt e fundit, më 13 qershor, Komisioni Evropian rifilloi negociatat me Serbinë.

Brënda Serbisë, ka një situatë të veçantë provinca e Kosovës, nën administrimin bajo la administración provizional të Kombeve të Bashkuara me anë të Institucioneve të Përkohëshme vetëqeverisëse dhe me një status juridik të veçantë të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshilit të Sigurisë, rezolutë e datës 9 qershor 1999. President i saj është Fatmir Sejdiu dhe Kryeministër, Agim Ceku.

Më 26 janar, Martti Ahtisaari, i dërguari sopecial i OKB-së për Kosovën, bëri të ditura detajet e propozimit për një status përfundimtar të kësaj province. Megjithëse nuk flet për pavarësi, përcakton një shkallë të lartë autonomie. Ky draft pune hap një rrugë të gjatë negociatash prandaj dhe ka shumë mundësi që të pësojë disa modifikime përpara se të adoptohet në mënyrë përfundimtare.

Informacion për udhëtarët

Për më shumë informacion konsultoni dokumentin e përpunuar nga Ministeria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës.

Shënim: Informacioni i paraqitur në këtë faqe është përgatitur falë relacioneve të përpunuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës (MAEC), Banka Botërore (BM), The Fact Book, Relacioni i Zhvillimit Njerëzor të PNUD-it, Komisioni Evropian.